Familjarët e Trenës dalin në vendin e ngjarjes

18:11 | 7 Maj 2018
M. A.

Pas gjetjes së trupit të policit Armend Trena, familjarët kanë filluar të mblidhen tek vendi i ngjarjes.

Dy policët u aksidentuan me 28 prill, ndërkaq pas pesë ditësh u gjet polici Malsor Dashi i cili u varros të shtunën.

Për gjetjen e tyre u angazhuan FSK-ja, njësitet policore, si dhe zhytës dhe qytetarë që dolën vullnetarë për të kërkuar policët e zhdukur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme