Google ADS

Rrahim Pacolli i bën thirrje qeverisë ta modifikojë listën e festave zyrtare

17:06 | 7 Maj 2018
M. A.

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe institucioneve përgjegjëse që të modifikojnë listën e festave zyrtare, shkruan arbresh.info.

Këtë reagim Pacolli e ka bërë me rastin e ditës së Evropës e cila shënohet të mërkurën dhe hyn tek festat zyrtare në Kosovë.

Pacolli me tej ka thënë se është paradoksale që vazhdojmë të mbajmë në kalendarin e festave zyrtare Ditën e Evropës kur nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian.

Lexoni me postë postimi e tij të plotë:

 

Të mërkurën Kosova feston ‘Ditën e Evropës’

Paradoksale, edhe pse nuk jem pjesë e Bashkimit Evropian, vazhdojmë të mbajmë në kalendarin e festave zyrtare 9 Majin – Ditën e Evropës.

Shtetet Evropiane sigurisht që e kujtojnë këtë ditë por pavarësisht kësaj, të gjitha institucionet publike dhe private punojnë. Tek ne po ndodh e kundërta. Kosovës i duhet punë, e jo pushim!

Edhe pse tashmë disa vite ka reagime, as këtë vit nga Qeveria nuk është ndërmarrë asnjë veprim rreth kësaj çështjeje.

I bëjë thirrje kryeministrit dhe institucioneve gjegjëse që të modifikoj listat e festave zyrtare.

Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme