Dortmundi transferon yllin e Juventusit

17:02 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Transferimi i parë i Borussia Dortmund në afatin kalimtar të vitit 2018 mund të vije nga Juventusi.

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, raportohet se është shumë afër transferimit te Borussia Dortmund.

Sipas ‘CalcioMercato.com’ raporton se ekziston një optimizëm i madh te skuadra e Borussia Dortmundit për arritjen e një marrëveshje me agjentin e Lichtstener.

Kjo media raporton se të dy palët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në ditët e fundit.

34 vjeçari nga Zvicra ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme