Google ADS

Franca, Britanie Madhe dhe Gjermania nuk do heqin dorë nga marrëveshja nukleare me Iranin pavarësisht nga qëndrimi i SHBA-ve

16:24 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Franca, Britanie Madhe dhe Gjermania nuk do heqin dorë nga marrëveshja nukleare me Iranin pavarësisht nga qëndrimi i SHBA-ve

Presidenti Francez Macron ka bërë të ditur që vendi i tij nuk do të heq dorë nga marrëveshja nukleare me Iranin pavarësisht qëndrimit të SHBA-së, i cili do të bëhet i ditur gjatë kësaj jave, transmeton arbresh.info.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka thënë që do ta shpëtojnë këtë marrëveshje sepse është mënyra ë e mirë që të mbrohen nga përhapja e armëve bërthamore dhe e ndalon Iranin që ta fillojë një program të tillë.

Ai I ka bërë këto komente gjatë qëndrimit në Berlin.

Edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë ka shtuar se as Berlini nuk ka arsye të tërhiqet nga marrëveshja.

Heiko Maas ka thënë që Berlini vazhdon të besojë se kjo marrëveshje e bënë botën një vend më të sigurt.

Nga ana tjetër ministri francez ka paralajmëruar që prishja e marrëveshjes mund të qojë deri në eskalim të situatës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme