1.Kamomili
Për shekuj me radhë, njerëzit e kanë përdorur këtë bimë për të lehtësuar dhimbjet e stomakut, gazrat, diarrenë, pagjumësinë dhe ankthin. Disa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë për të lehtësuar çrregullimet në përgjithësi të ankthit. Nuk duhet ta konsumoni atë nëse keni alergji ndaj bimëve të familjes së margaritës. Mund të kundërveprojë gjithashtu me holluesit e gjaku dhe disa ilaçe të tjera, prandaj konsultohuni më parë me mjekun nëse po mjekoheni me ndonjë ilaç.
2. Çaji i trëndafilit të egër
Lulet e thara të trëndafilit të egër dhe farat e tij përdoren së bashku për prodhimin e ilaçeve. Ndërsa lulet e freskëta përmbajnë shumë vitaminë C, prandaj mund të përdoren në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes dhe gripit, si dhe mungesës së vitaminës C.
Trëndafili i egër përdoret gjithashtu për shumë probleme me stomakun, si spazmat, mungesa e acidit në stomak, për parandalimin dhe trajtimin e ulcerës, si një tonik për sëmundjet intestinale etj. Kjo bimë përdoret gjithashtu për diarrenë, kapsllëkun, gurët në tëmth, traktin urinar, sëmundjet e veshkave, edemën (mbajtjen e lëngjeve në trup), përdhesin, dhimbjet e shpinës dhe këmbëve (dhimbjet e nervit shiatik), diabeti, kolesteroli i lartë, rënien në peshë, forcon sistemin imunitar, rrit furnizimin me gjak tek gjymtyrët etj.
Tek ushqimet dhe në industrinë përpunuese, trëndafili i egër përdoret si çaj, gliko, lëngje dhe si burim natyral i vitaminës C.
3. Çaji i mentes
Dhimbjet e stomakut, të kokës, sindroma e zorrës së irrituar dhe problemet me frymëmarrjen janë disa nga arsyet përse njerëzit përdorin këtë erz. Lëngjet e prodhuara nga kjo bimë janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësi.
4. Bari i bletës
Bari i bletës (lat. Melissa officinalis, ndërsa emërtimi popullor: milcë, mickël, pselik, spelinak), pjesë e familjes së mentes, cilësohet si një erz qetësuese.
Ajo është përdorur që në Mesjetë për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja (përfshirë gazrat, fryrja e barkut dhe koliti). Edhe para Mesjetës bari i bletës është përdorur së bashku me verën për të larguar shpirtrat, shëruar plagët dhe trajtuar kafshimet helmuese të insekteve dhe kafshëve të ndryshme. Tani ajo përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza etj, për t’u relaksuar. Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremrat që trajtojnë herpesat në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.
5. Çaji i xhenxhefilit
Çaji i prodhuar nga rrënja e kësaj bime tropikale është përdorur kryesisht si trajtim për dhimbjet e stomakut dhe të përzierat. Mund ta përdorni atë edhe për të shtuar oreksin, për të lehtësuar dhimbjet e artritit ose për të luftuar ftohjen. Ky çaj bimor konsiderohet i sigurt, megjithatë, nëse jeni shtatzënë, duhet të flisni më parë me parë nëse duhet ta bëni pjesë të rregullt të dietës.
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...