Studimi i fundit i Asociacionit Gallup International në mbarë globin ku merr pjesë Kosova dhe Shqipëria përmes Kantar TNS Index Kosova, nxjerrë në pah se vetëm një e treta e qytetarëve në mbarë botën vlerësojnë qeveritë e tyre pozitivisht.
Ndërkaq, sipas këtij studimi vetëm 28% e popullatës në Kosovë janë të kënaqur me qeverisjen e vendit.
Sipas këtij studimi në Kosovë vetëm 28% e popullatës janë të kënaqur me qeverisjen e vendit, respektivisht 30% e shohin qeverinë si organ që po punon në mënyrë efektive, 27% konsiderojnë që ndjekin vullnetin e popullit dhe 26% konsiderojnë se po e udhëheqin shtetin në drejtimin e duhur.
” Përfundimisht, ky rezultat negativ dhe i pakënaqshëm me qeverisje mund të konsiderohet pozitiv sepse përfundimisht, njerëzit kanë dalur nga amullia që pavarësia është lumturia përfundimtare dhe tani kërkojnë ndryshime dhe zhvillime konkrete në vend”, thuhet në këtë studim të Gallup International.
Sipas këtij studimi, qytetarët e Shqipërisë në anën tjetër rezultojnë më të kënaqur me qeverinë e tyre, ku pothuajse gjysma (41%) janë të kënaqur me qeverisjen politike në vend. Përderisa 44% e popullatës në Shqipëri e konsiderojnë punën e qeverisë si efektive, 38% e popullatës e konsiderojnë se qeveria respekton vullnetin e popullit, ndërsa 41% e popullatës në Shqipëri konsiderojnë se shteti është duke u zhvilluar në drejtim të duhur.
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...