Në 20- vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, kryeministri i Republikës së Kosovës, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te lapidari i heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu.
Kryeministri Haradinaj tha se në LKÇK dikur ka njohur djemtë më të pastër shqiptarë, për nga ideali i lirisë dhe ai kombëtar, duke thënë se nga përvoja tij me ata që i ka njohur, gjatë dhe pas luftës vërtetë ka gjetur te ata një pastërti të jashtëzakonshme të idealit kombëtar dhe të lirisë. Diçka që kombin tonë e nderon ashtu siç e nderon Ukshin Hoti, Bahri Fazliu si dhe ata burra të cilët gjatë rrugës së tyre jetësore na kanë dhënë mundësinë, që ne të thirremi në këto rrugë dhe në
këto argumente.
“Tradita me u bashku në këtë vend dhe me i nderu këtu ku pushojnë, pastaj mbamendja historike që e krijomë në këto përvjetorë, sado që ndonjëherë mendohet që është përsëritje e ka vlerën e vet dhe në këto vende të shënuara të historisë sonë ia vlen me u bashku të gjithë ngado që vijmë, pa marrë parasysh edhe sot çfarë përkatësish kemi, qoftë politike apo të tjera, një përkatësi nuk ndërron, jemi të këtij vendi, jemi shqiptarë, jemi në të drejtën tonë”, tha kryeministri Haradinaj.
Sipas kryeministrit Haradinaj e drejta e shqiptarëve duhet parë edhe si e fragmentarizuar për shkak se dëshira për ta realizuar të tërën me një projekt të
përbashkët që kishim dhe që ishte e drejtë e luftës për liri e çlirim dha një pjesë të rezultateve por nuk i dha krejt ato rezultate, ato pritje.
“Duke i konsoliduar të arriturat e tashme ne nuk dalim nga rruga e dëshmorëve dhe atdhetarëve tanë. Nëse shkojmë nga një konsolidim i kujdesshëm i të arriturave, pikërisht sakrificës dhe gjakut të Bahriut, Fazliut, Luanit e të tjerëve, ne krijojmë bazë për etapat e ardhshme, për të drejtën tonë, si shqiptarë në trojet tona në Ballkan”, tha kryeministri Haradinaj.
Në emër të familjes Fazliu, të pranishmit i përshëndeti nipi i Bahri Fazliut, Fahri Fazliu i ri.
Të pranishëm në këto homazhe dhe ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, familjarë, përfaqësues të jetë politike dhe të pranishëm të shumtë.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...