Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se është një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Statusi i plotë:
Qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave. Ky është një premtim i mbajtur, por mbi të gjitha një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor. Ky vendim tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm të institucioneve, por edhe të vetë specializantëve, që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, për të ofruar shërbime të dinjitetshme shëndetësore për qytetarët tanë.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...