Sindikata e Telekomit kundërshton vendimin në lidhje me pagat

11:28 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Siç jeni ne dijeni për zhvillimet e fundit që po ndodhin në Telekomin e Kosovës dhe deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të ZHE Valdrin Lluka, për ne si Sindikatë janë të pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shumë demotivuese dhe Joprofesionale për të gjithë punëtorët e TK”, thuhet në një komunikatë dërguar medieve.

Ndër të tjera, ata kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ta shkarkojë ministrin Lluka.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme