Izraeli njoftoi të premten se është tërhequr nga gara për një nga dy vendet vakante në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Misioni i Izraelit në OKB deklaroi të premten se, pasi është konsultuar me partnerët, përfshi edhe miqtë më të mirë, shteti i Izraelit ka vendosur të shtyjë për më vonë kandidimin e tij për një vend në Këshillin e Sigurimit.
“Është vendosur që ne të vazhdojmë të veprojmë përmes aleatëve tanë, për t’i lejuar Izraelit të realizojë të drejtën e tij për pjesëmarrje të plotë dhe përfshirje në proceset vendimmarrëse në OKB”, thuhej në deklaratë.
Tërheqja e vendit hebre lë vetëm Gjermaninë dhe Belgjikën në garë për dy vendet e përcaktuara për grupin e vendeve të Europës Perëndimore, që u siguron atyre praktikisht në vend jo të përhershëm në këshillin 15-anëtarësh.
Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen i tha agjencisë gjermane të lajmeve “DPA” se, ka pasur thashetheme se Izraeli mund të tërhiqej nga gara. Ai shtoi se Gjermanisë nuk i është garantuar marrja e vendit, por se Berlini “patjetër që e ka më të lehtë” tani që Izraeli është bërë mënjanë.
Disa diplomatë të tjerë e bënë të qartë gjithsesi gjatë javëve të fundit se, Izraeli do të humbiste kundrejt dy rivalëve të tjerë, kur çështja të hidhej në votim nga Asambleja 193-anëtarëshe e OKB-së.
Këshilli i Sigurimit, përgjegjësitë e të cilit përfshijnë edhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përbëhet nga 5 anëtarë të përhershëm (Britani, Kinë, Francë, Rusi dhe SHBA), ndërsa 10 vendet e tjera zihen nga anëtarë të zgjedhur që shërbejnë me një mandat të kufizuar dyvjeçar.
Këshilli është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, sikurse edhe të vendosë sanksione apo të autorizojë përdorimin e forcës. Pesë nga 10 anëtarët e saj do të zgjidhen me votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, duke u lejuar fituesve që të fillojnë mandatet e tyre duke nisur nga viti 2019.
Nga 5 vendet e lira, një duhet t’i shkojë Afrikës, një zonës së Azi-Paqësorit, një Amerikës Latine dhe Karaibeve, ndërsa dy vende Europës Perëndimore. Gjermania dhe Belgjika duhet të fitojnë shumicën e dy të tretave të votave të 193 pjesëtarëve të Asamblesë, për t’u zgjedhur./T.Ch
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...