Google ADS

KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike

07:37 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Agjencia Kosovare për Investime dhe Ndërmarrje (KIESA), së bashku me projektin “Rritja e Konkurrencës dhe Promovimit të Eksporteve” (ICEP) të financuar nga BE, po përfundojnë udhëtimin e tyre që filloi në maj të vitit 2016.

Qëllimi i projektit dyvjeçar ICEP ishte të kontribuonte në rritjen ekonomike dhe punësimin në sektorin privat duke forcuar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve kosovare dhe duke promovuar integrimin e Kosovës në ekonominë botërore.

Projekti ICEP mbështeti KIESA në zbatimin e Programit të Zhvillimit të Kompanisë (CDP).

CDP ka ofruar asistencë praktike këshillimore, trajnim menaxhimi dhe stërvitje për ndërmarrjet kosovare të prodhimit në sektorët e përpunimit të metaleve dhe drurit, prodhimeve të tekstilit dhe lëkurës, përpunimit të plastikës dhe gomës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme