Me rastin e Ditës së Evropës, më 7, 8 dhe 9 Maj, Ministria e Integrimit Evropian, do të organizoj një sërë aktivitetesh, dedikuar kësaj dite, si përkushtim ndaj prioritetit qeveritar, shoqëror e institucional në Republikën e Kosovës, integrimin euro-atlantik.
Aktivitetet fillojn sot me një ligjëratë të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me temë ‘Arsimimi dhe Erasmus+’.
Më pastaj, do të mbahet një Koncert me muzikë klasike nga shkollat e muzikës të komunave të ndryshme si dhe aktivitetin: Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave.
Në ditën e dytë, do të zhvillohet një Bashkëbisedim me rininë, me temën: Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës.
Ministrja Hoxha do të vizitoj aktivitetin e grave në shesh, ndërsa do të ketë koncert të korit të fëmijëve “Okarina”.
Po ashtu, në ditën e tretë, bëhet Ndarja e çmimeve për gazetarë rreth temës së Integrimit evropian, Ndarja e çmimeve për nxënësit e shkollave të mesme për esetë rreth Ditës së Evropës si dhe Ndarja e mirënjohjeve për gratë ndërmarrëse.
Aktivitetet zhvillohen në Bibliotekën Kombëtare, Institutin e Historisë, sheshin “Zahir Pajaziti” etj.
Pjesëmarrës në këto aktivitete janë të përfshira disa institucione, kryesisht me pjesëmarrës të rinj si dhe institucionet relevante ndërkombëtare në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...