Gratë me sy kafe kanë dy herë më shumë gjasa të ndihen keq kur është moti i keq, ka gjetur një studim.
Studiuesit zbuluan se ata me sy të errët ishin dyfish më të rrezikuar për çrregullime emocionale, të njohur si të mërzitur, sesa meshkujt me sy të kaltër.
Kjo për shkak se sytë e errët lejojnë më pak marrjen e rrezeve të diellit gjatë ditëve të mira, e cila ndihmon në prodhimin e serotinës “hormonit të lumturisë”, transmeton Indeksonline.
Autori kryesor, profesor Lance Workman, i Universitetit të Uellsit të Jugut, i cili bëri hulumtimin tha: “Nëse jeni një grua me sy kafe, në bazë të studimit tonë, ju keni më shumë se dy herë gjasa të ndiheni të mërzitur kur moti është i keq, se personat me sy të kaltër”, tha ai.
“Ne sugjerojmë se sytë e kaltër mund të jenë përhapur në popullin evropian si një mutacion gjenetik 10 mijë vjet më parë për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit evropian nga efektet depresive të jetesës gjatë muajve të dimrit”, ka thënë ai.
Hulumtimi- i paraqitur në konferencën e Shoqërisë Psikologjike Britanike- gjeti se njerëzit me sy të kaltër u mbrojtën nga “mërzia”. Ndërsa hulumtuesit kryen një sondazh të 2 mijë e 31 britanikëve, të cilët gjetën gratë me sy kafe të kenë 40 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni gjatë këtyre ditëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...