Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur shtetin amerikan që nga viti 1975.
Një numër tërmetesh të forta kanë goditur ishullin e madh Hawaii, një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, raporton BBC
Një tërmet me magnitudë 6.9 në juglindje të vullkanit, ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur shtetin amerikan që nga viti 1975.
Tërmeti përkohësisht shkaktoi ndërprerjen e energjisë dhe detyroi qytetarët të barktisnin shtëpitë e tyre, por nuk pati paralajmërim për cunami.
Ndërkohë ka pasur shpërthime të reja që e hedhin llavën në lartësi deri 30 metra (100 këmbë), duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke shkaktuar çarje në tri rrugë të mëdha.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkoi të gjithë banorëve të mbetur të evakuohen sa më parë.
Agjencia tha se kishte nivele vdekjeprurëse të gazit të rrezikshëm të dioksidit të squfurit në ajër dhe ekipet e emergjencës nuk do të ishin në gjendje të ndihmonin personat e prekur.
Aktiviteti i ri vullkanik në zonën më të ulët të zonës së shkrirjes në lindje të Malit Kilauea shkaktoi “spërkatje të fuqishme”, ka konstuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se shpërthime të tjera në këtë zonë janë të mundshme.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh