Alarmojnë mjekët : Sallata jeshile e rrezikshme

21:59 | 6 Maj 2018
A. B.

Duket se tashmë në listën e ushqimeve të rrezikshme është futur edhe sallata jeshile.

Pikërisht në Kaliforni është regjistruar edhe viktima e parë, si pasojë e bakterit E.Coli, i cili gjendet me shumicë në sallatën jeshile.Gjithashtu edhe 121 njerëz të tjerë janë infektuar me këtë bakter ndërkohë që ekspertët kanë dalë njëzëri me këshillën se sallata jeshile duhet shmangur.

Edhe pse të gjitha llojet e këtij bakteri janë konsideruar të parrezikshme, duhet thënë se disa prej tyre mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe të vjella dhe varur nga organizmi, edhe gjëra më të rënda, përcjellë Ora news.

Deri tani sallata jeshile akoma nuk është hequr nga lista e jeshilleqeve të rrezikshme ndërkohë që pritet fjala e ekspertëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme