Lidhur me rastin e foshnjës së braktisur që u gjet sot në mëngjes nga imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar hetime për identifikimin e personit që e ka braktisur.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, tha për Kallxo.com, se deri më tani ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për braktisjen e foshnjës.
“Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth këtij rasti. Prokuroria dhe Policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen e personit që ka braktisur foshnjën”, tha Qavolli.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se foshnja e braktisur është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e të porsalindurit është e mirë.
Ndryshe, foshnjën e braktisur e ka gjetur në mëngjesin e sotëm imami i xhamisë së fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar gjithë ngjarjen e gjetjes së foshnjës.
”Sot,pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë,ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë”, ka shkruar imami.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’