Vërshime në Gjilan, ekipi i emergjencës evakuon qytetarët

17:35 | 6 Maj 2018
M. A.

Si pasojë e të reshurave të shumta të shiut në mesditën e së dielës komuna të shumta të Kosovës patën vërshime.

Por, një moment më delikat duket se pati një grua në komunën e Gjianit. Ajo nga ekipi i emergjencave arriti që të largohet nga shtëpia e saj të cilën e kishte kapluar uji. E për këtë gjest të ekipit të emergjencave, lëvdata ka dhënë edhe kreu i komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Ekipi i emergjencave të Gjilanit apo heronjtë e ditëve të sotme. Pamje gjatë evaukuimit të qytetarëve pas vërshimeve tek lumi “Baja” pasditën e të shtunës. Jam krenar me punën e tyre dhe i lumtur që po i ndihmojmë qytetarët në momentet më të rënda. 24 orë në shërbim të qytetarëve”, ka shkrujar Haziri.

Ndërkohë, vërshime si pasojë e reshjeve ka pasur edhe në disa zona tjera të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme