Lidhur me rastin e foshnjës së braktisur që u gjet sot në mëngjes nga imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar hetime për identifikimin e personit që e ka braktisur.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, tha për KALLXO.com, se deri më tani ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për braktisjen e foshnjës.
“Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth këtij rasti. Prokuroria dhe Policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen e personit që ka braktisur foshnjën”, tha Qavolli për KALLXO.com.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se foshnja e braktisur është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e të porsalindurit është e mirë.
KALLXO.com raportoi sot për gjetjen e një foshnje nga imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj./kallxo.com/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...