Rrëshqitje dheu, mbyllet për 24 orë rruga për në Mal të Zi

16:35 | 6 Maj 2018
V. S.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se rruga rajonale që lidh Kosovën me Malin e Zi do të mbyllet për 24 orët e ardhshme si pasojë e rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut.

Përmes një postimi ne facebook, Lekaj ka  shkruar se Kërkon  mirëkuptim nga qytetaret dhe të rrugët alternative.

“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve”, ka shkruar ministri Lekaj./arbresh.info/

Të ngjashme