Kryeqyteti i Turqisë Ankara u godit nga një përmbytje e papritur, e cila u shkaktua nga reshjet e mëdha në provincën qendrore të Anadollit.
Përmbytja tërhoqi dhjetëra automjete nga rrugët në rrethin e Mamakut të Ankarasë.
Vërshimet e kanë marrë disa automjete në lagjen Boaziçi të Mamakut, që ishte prova më e fortë e fatkeqësisë natyrore të papritur.
Dhjetëra shtëpi dhe zyra në rrugën “Ne?et Erta?” në Mamak u përmbytën gjithashtu, ndërsa banorët kërkonin strehim në katet e larta.
Kryebashkiaku i Ankarasë Mustafa Tuna tha në një deklaratë se gjashtë vetë u plagosën lehtë, duke shtuar se asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje kritike.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...