Formacionet e mundshme të El Clasicos numër 237-të, Barcelona si kampione e pret Real Madridin

13:26 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Dy rivalët më të mëdhenj në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mes vete në Camp Nou.

Kjo ndeshje mes dy skuadrave do të jetë e 237-ta në histori.

Barcelona në këtë takim hynë si kampioni i ri në La Liga, pasi javën e kaluar festuan ndaj Deportivo La Corunas.

Trajneri Ernesto Valverde ka në dispozicion të gjithë futbollistët për këtë takim dhe nuk do të ketë mungesa.

Ndërkohë te Real Madridi pritet të mungojnë, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Isco. /Telegrafi/

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Coutinho, Messi, Suarez

Real Madrid: Navas, Achraf, Nacho, Ramos, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema, Ronaldo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme