Mbrëmë në rrugën “Shaban Shala” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, pas një zënke ndërmjet disa meshkujve është hedhur edhe një granatë dore. Zënka ka ndodhur ndërmjet shtatë meshkujve,njëri nga ta ka marrë lëndime trupore ndërsa tre nga ta janë dërguar në mbajtje.
Policia ka bastisur edhe shtëpitë e dy të dyshuarve me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.
“Rr. Shaban Shala, Prishtinë 05.05.2018-18:54. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë hedhur një granate dore në drejtim të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë me ç’ rast njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thotë Policia për Gazetën Express.
Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.
Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen./Express/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve