Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, vlerëson se takimi i ardhshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit rus Vladimir Putin, një ditë pas inaugurimit të këtij të fundit, është e rëndësishme dhe tregon se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, por edhe një tregues me rëndësi së madhe që Rusia i kushton Serbisë. Ai tha se temë e bisedimeve në këtë takim do të jetë edhe Kosova.
“Vuçiq është dashur të jetë në inaugurimin e Putinit, por për shkak të takimit të aranzhuar më herët me Presidentin e Turqisë, Erdogan, ai nuk mund të marrë pjesë, por është një gjë e madhe që menjëherë pas inaugurimit, do të marrë pjesë në Ditën e Fitores, dhe do të jetë së bashku me presidentin Putin”, tha Popoviq për televizionin shtetëror serb RTS, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, temë e pashmangshme për të cilën të do të bisedojnë dy presidentët do të jetë integriteti territorial i Serbisë, në lidhje me çështjen e Kosovës.
Siç pritet, një nga temat e takimit duhet të jetë edhe synimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndërmarrë iniciativën që mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të mbahen me dyer të mbyllura.
Britania muajin e ardhshëm do të marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kurse Popoviq potencon se kjo ide nuk do të kalojë pranë vetos ruse, e cila do të ndodhë nëse Serbia do t’ia kërkojë një gjë të tillë.
“Putin në takimin e kaluar, kur ishim në Kremlin, i shprehu gatishmërinë Vuçiqit për ta mbështetur plotësisht Republikën e Serbisë për të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën, madje edhe për t’u angazhuar në procesin e negociatave nëse Serbia e kërkon. Por, është e rëndësishme të thuhet se Serbia në të gjitha takimet ndërkombëtare platformat duhet të flas për Kosovën. Këtë çështje ta mbajë gjithmonë të hapur, e Këshilli i Sigurimit i OKB-së është vendi i duhur për këtë”, tha Popoviq.
Ai rikujtoi se Putin e ka ndihmuar shumë Serbinë në 18 vitet e fundit, duke potencuar kontributin e tij për të parandaluar heqjen e Rezolutës 1244, dhe vendosjen e vetos ndaj përpjekjes për të shpallur serbët si një komb gjenocidal. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?