Francezët protestojnë kundër politikave të Presidentit Macron

23:27 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Francezët vazhdojnë të protestojnë në rrugët dhe sheshet e vendit kundër politikave të Presidentit Macron.

Mbi 100 mijë dolën pasditen e të shtunës, ku nuk munguan as përleshjet sporadike me policinë, sidomos prej grupeve anarkiste të maskuar, ku nuk u kursye as një makinë e “Radio France”.

Agjentët e ndërhyrjes së shpejtë nisën t’i sprapsnin protestuesit me gaz lotsjellës. Prefektura, raportoi Le Monde, hapi një hetim dhe do të përdorë filmimet video për të identifikuar ata që janë përgjegjës për dëmtimin e makinës së Radio Francës.

Katër prej demonstruesve u arrestuan, të gjithë për posedim të armëve të ndaluara, duke përfshirë thika dhe çekiç.

Protestuesit mbanin në duar karikatura ironike të Presidentit Macron, si Macron-Jupiteri; Macron-Dracula dhe Macron-Napoleoni, si një formë e veçantë e të treguarit “rezistencë” kundër reformave të vendosura nga kreu i Elysse, i zgjedhur me shumë bujë një vit më parë./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme