Google ADS

Pacolli në konferencën e vendeve islamike: Lobuam për Interpol, takime shpresëdhënëse për njohje të reja

23:12 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive pasi që sipas tij në këtë konferencë ai u takua më një numër të madh të zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme të botës.

Pacolli ka thënë se gjatë këtyre takimeve të shumta mbajtën hapur dyert e vendeve njohëse, lobuan për Interpol, por që siç tha ai patën takim shpresëdhënëse për njohje të reja.

Postimi i plotë:

Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive, sepse në një aktivitet si ky mund të takoje një numër kaq të madh kolegësh- mbi 80 delegacione, por dhe kryeministren ShTZ, Sheikh Hasina apo Presidentin e Bangladesh ShTZ Abdul Hamid Imagjinoni: për të bërë takime dypalëshe me ta, në Konferencë mori pjesë dhe ministrja e jashtme e Kanadasë, zonja Kristia Freeland.
Mbajtëm hapur dyert e vendeve njohëse, lobuam me to për Interpol, por dhe patëm takime shpresëdhënëse për njohje të reja! Më poshtë keni foto të takimeve të mia të shumta sipas kësaj renditje:
Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala Me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao: Me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani; Me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB: Me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland: Me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki; Me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov: Me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge; Me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir;
Një takim shumë të ngrohtë pata dhe me zëvendëskryeministrin turk Bekir Ozdag.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10160268448645153

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme