Juventusi nuk gabon ndaj Bolognës, fiton 3 – 1

22:58 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme në ‘Allianz Arena’ për t’iu afruar titullit të radhës në Serie A.

Skuadra lidere ka mposhtur në shtëpi 3:1 Bolognan në kuadër të xhiros së 36-të, duke e përmbysur rezultatin.

Mysafirët arritën të parët të kalojnë në epërsi kur shënuan me anë të Verdi nga penalltia në minutën e 30’.

Në pjesën e dytë, Juventusi përmbysi gjithçka për fitoren e radhës.

Ishte fillimisht De Maio që shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1:1.

Khedira në minutën e 64’ dhe Dybala në minutën e 69’, u regjistruan në listën e golashënuesve në këtë fitore për Juventusin.

Me këtë fitore, Juventusi numëron 91 pikë, shtatë më shumë se Napoli që nesër takohet me Torinon

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme