31 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Istog – Pejë, kur një autobus ka dal nga rruga dhe ka goditur një pemë. Ky autobus kishte për qëllim shëtitjen e disa grave të cilat kishin vendosur të shëtisnin nëpër Kosovë.
Disa nga gratë kanë treguar ngjarjen se si ka ndodhur, teksa kanë treguar se ishin nisur për tu shëtitur në Kosovë.
“Jena nis për qejf me shoqe nëpër Kosovë me shëtitë, kur pak pa mbërri në Pejë, autobusi u rrotullua në anën e djathtë”, ka treguar njëra nga gratë e lënduar.
Ndërsa një grua tjetër që ishte në autobus ka treguar për momentin e rrotullimit të autobusit.
“Krejt u çumë bërtitëm au çka u bë, veç kur e kemi pa veten aty, do të thyem do qysh lënduar”, ka deklaruar ajo për Klan Kosovën.
31 persona janë lënduar pas aksidentit të autobusit në Pejë, ndërsa disa prej pacientëve janë liruar ndërsa 11 të tjerë po vazhdojnë ende qëndrimin në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit të pranuar kanë ndodhur: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të kllavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore