Sir Alex Ferguson është dërguar me urgjencë në spital.
Ish trajneri i Manchester United është operuar në tru, si pasojë e një gjakëderdhje në tru, raporton Sky Sports, transmeton arbresh.info.
Në anën tjetër ‘Daily Mail’ shkruan se një ambulancë ka ardhur në shtëpinë e Fergusonit në Cheshire rreth orës 20:00, për ta dërguar 76 vjeçarin në spitalin e qarkut në Macclesfied.
I biri i tij, Darren Ferguson, e që është trajner i futbollit në skuadrën e Doncaster Rovers, ka lënë detyrën e tij për aryse personale, e që shkak është gjendja e rëndë shëndetësore e babai të tij.
Donacter Rovers ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar se trajneri Darren Ferguson nuk do të drejtojë skuadër në ndeshjen e fundit të sezonit për arsye familjare.
Sir Alex Ferguson kishte udhëhequr skuadrën e Manchester United, për 27 vite duke e drejtuar drejtë 13 tituj të kampionit në Angli, ai po ashtu ka fituar edhe dy Liga të Kampionëve në vitet 1998 dhe 2008. Fergie po ashtu ka fituar pesë herë FA Cup dhe katër kupa të ligës, para se të pensionohej në vitin 2013.
Skocezi 76 vjeçar konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë të futbollit në histori. /arbresh.info/
Shërim të shpejtë, Sir Alex…
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut