Zhduken shtatë minatorë në Poloni, pas tërmetit

17:03 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Katër minatorë janë shpëtuar nga miniera në jug të Polonisë, në afërsi të kufirit me Republikën Çeke.

Minatorët e zhdukur besohet të jenë 900 metra në nëntokë, transmeton portali arbresh.info.

Një tërmet që dridhi Poloninë në afërsi të minierës së qymyrit, ngujoi të paktën shtatë minatorë gati një kilometër nën sipërfaqe.

Tetë ekipet të shpëtimit ishin në tokën e kompanisë Jastrzebie Coal, duke u përpjekur për të gjetur minatorët e humbur. Nivelet e larta të metanit në ajër po pengojnë përpjekjet e shpëtimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme