Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Fanit. Nga pamjet në vendin e ngjarjes shihen mjetet e shkatërruara në anë të rrugës.
Me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia ka bllokuar për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë dhe më pas ka hapur njërin krah.
Është kërkuar gjithashtu edhe ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar, që paraprakisht raportohet se kanë marrë të lehta në trup.
Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes./tch
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...