Stoke City është bërë skuadra e parë brenda këtij sezoni që është dëbuar nga Premierë Liga.
Disfata 2 me 1 e pësuar në shtëpi pasditen e sotme (e shtunë) kundër Crystal Palaces konfirmoi rënien e tyre nga kampionati më i madh në Angli pas dhjetë viteve kur ishin promovuar, shkruan portali arbresh.info.Xherdan Shaqiri i dha shpresë skuadrës së Paul Lambert me supergolin nga gjuajtja e lirë të realizuar vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë në Bet365.
Mirëpo, avantazhi i krijuar nga anësori kosovar nuk i mjaftoi skuadrës së Stoke Cityt për shkak se James McArthur zhvlerësoi golin nga 26-vjeçari në minutën e 68′ para se Patrick van Aanholt të përmbyste rezultatin duke realizuar për 2 me 1.
Pas dëbimit nga Premierë Liga, Shaqiri është njëri nga yjet e skuadrës që pritet të largohet nga klubi gjatë merkatos verore./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...