​Arrat parandalojnë kancerin e zorrëve

13:58 | 5 Maj 2018
A. B.
 Konsumi i përditshëm i arrave mund të parandalojë sëmundjen e zemrës dhe kancerin e zorrëve duke inkurajuar bakteret “e mira” në zorrë, sugjeron një hulumtim i ri.

Ngrënia e arrave për gjashtë javë redukton ndjeshëm prodhimin e acideve të tepërta biliare, si dhe uljen e niveleve të kolesterolit të keq.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur acidet e tilla biliare me kancerin e zorrëve, ndërkohë që nivelet më të ulëta të kolesterolit janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë. Kanceri i zorrëve prek rreth 97.000 njerëz çdo vit në SHBA.

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes, duke shkaktuar një në katër vdekje. 42 gramë arra është sasia e rekomanduar nga amerikane FDA për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare.

Gjetjet janë publikuar në revistën The Journal of Nutrition.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme