Google ADS

Barcelona pas yllit 17 vjeçar që njihet si “Neymari i ri”

12:52 | 5 Maj 2018
Arbresh Info

Anësori i Santos, Rodrygo është duke u vlerësuar si “Neymari i ri” dhe ka ngjallur interesim te Barcelona.

Gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që Barcelona është takuar me reprezentuesit e 17-vjeçarit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.Shumë vëzhgues besojnë që talenti i ri mund të arrijë majat e ish yllit të Barcelonës – Neymarit. Pavarësisht moshës së tij, Rodrygo ka qenë një startues i rregullt te skuadra braziliane.

Adoleshenti sensacional ka një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Santos që është e vlefshme deri në vitin 2022.

Rodrygo dhe babai i tij, Eric Batista de Goes që është gjithashtu agjenti i tij, ishin në Barcelonë disa ditë më parë në vizitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme