Murat Boz, tepër i rënduar pas ndarjes nga Asli Enver

12:03 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Ndarja nga aktorja Asli Enver sigurisht ka ndikuar në gjendjen emocionale të këngëtarit Murat Boz. Edhe ai, njësoj si ish e dashura, ka fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale duke na lënë të kuptohet se gjithçka mes tyre ka marrë fund, pas 2 vitesh e gjysmë lidhje.

Në mediat turke shkruhet se Murat ka nevojë të qetësohet psikologjikisht dhe emocionalisht. Për këtë, ai ka vendosur të udhëtoje drejt lindjes së largët.

Thuhet se ka planifikuar të qëndrojë më shumë se 1 javë në këtë destinacion, me qëllim shkëputjen nga zhurma aktuale në vendin e tij, ku paparacit nuk do ta lenë të qetë./tring

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme