Khloe ia fal tradhtinë Tristan, çifti dalin publikisht

10:53 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer edhe zyrtarisht së bashku.

Ylli televiziv, e cila lindi vajzën e parë të çiftit True vetëm disa ditë pasi detajet e pabesisë së tij ishin të ekspozuara në mediat në mbarë botën, është paraqitur me të dashurin e saj, yllin e NBA-të për herë të parë që nga ribashkimi.

Ata u panë në një drekë të premten, mjaft të lumtur ndërsa hanin me shokë në restorantin TownHall Cleveland, shkruan arbresh.info.

Burimet e afërta me ta thonë se Khloe ka vendosur t’i japë marrëdhënies së tyre një tjetër shancë dhe e ka lejuar atë të kthehet në shtëpinë e tyre në Cleveland.

Një burim ka treguar për US Ëeekly se Khloe është ‘ende në dashuri’ dhe ndjen se ‘e gjithë bota është kundër Tristan’, e cila madje e ka mbështetur edhe përkundër që imazhet e tij me një grua tjetër ekskluzivisht u botuan në gazetën Daily Mail.

Revista e njohur ‘People’ raporton se Tristan tani po jeton me Khloe dhe fëmijën e tyre në shtëpinë e tij Cleveland, edhe pse udhëtojn shpesh për shkak të ndeshjeve në NBA.

“Ajo është fokusuar në mbajtjen e familjes së saj së bashku,” tha burimi. “Ajo duket mirë me Tristanin dhe nuk ka asnjë diskutim për një ndarje”.

Këto raportet vijnë pasi që Khloe po i bllokonte fansat e saj për të komentuar fotot ku ajo shfaqej me Thompson.

Ylli 33-vjeçare mori masa kundër çdo tifoz që mund të dëshirojë të ketë fjalën e tyre në llogarinë e saj të Instagram-it.

Mamaja e re Khloe nuk po i dëgjon akuzat, thonë miqtë saj, por ajo planifikon të qëndrojë në Cleveland me të për një të ardhme të parashikueshme, sepse ajo ndihet e ‘vendosur’.

Këto lajme vijnë pasi nëna e Khloe u duk e mërzitur, ndërsa fliste për të bijën e saj në emisioni Ellen të premten.

Duke luftuar për të mbajtur lotët, Kris Jenner tha se mashtrimi i Thompson ishte ‘i papritur’.

‘Khloe është e mahnitshme. Unë jam aq krenar për atë fëmijë. Jam e zënë ngushtë, sepse ajo është një nënë e mirë dhe sinqerisht bëhem kaq emocionuese për të”, tha Kris, kur u pyet se si Khloe po merrej me lajmet./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme