Oda e Avokatëve të Maqedonisë (OAM) sot në Strugë do ta mbajë Kuvendin Vjetor të 63-të, në të cilin do të zgjedh organet e reja të odës.
Pasi të zgjedhet Bordi Drejtues i ri i odës, do të zgjedhet e dhe kryetari i ri, pasi Nikolla Dodevskit i ka kaluar mandati katërvjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftuan disa media, në lojë për kryetar të OAM janë pesë avokatë: Ljubomir Mihajllovski-Xhango, Aleksandar Tortevski, Natasha Trpenovska-Trençevska, Dimitar Pançevski dhe Zvonko Davidoviq.
Përndyshe, sot do të mbahen edhe “Ditët e Avokaturës së Maqedonisë”, me çka do të shënohet 73 vjetori i themelimit të Odës së Avokatëve.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...