Administrata e presidentit Trump njoftoi fundin e mbrojtjes së përkohshme për mijëra emigrantë nga Hondurasi. Të paktën 57 mijë njerëz pritet të detyrohen për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara deri më 5 janar të vitit 2020, kur statusi i mbrojtjes së përkohshme (TPS) t’iu revokohet.
Qytetarëve të Hondurasit iu dhurua statusi specifik pas uraganit “Mitch” që goditi vendin e Amerikës Qendrore në vitin 1998. Por, Departamenti i Sigurisë së Brendshme njoftoi se kushtet në vendin e tyre janë “përmirësuar ndjeshëm” që prej fatkeqësisë natyrore.
Afati limit i vitit 2020 u jep kohë të mjaftueshme njerëzve që përfitojnë nga statusi “TPS” për të organizuar nisjen e tyre, apo për të tentuar ndoshta edhe ndonjë alternativë të ligjshme emigrimi, thuhet në deklaratën e publikuar prej tij, percjellë Top Chanel
Qeveria e Hondurasit, ndërkohë ka reaguar me “hidhërim të thellë” për dhënien fund të këtij programi. Ambasadori i këtij vendi në SHBA, Marlon Tabora tha se vendi i tij nuk mund të përballojë riatdhesimin e mijëra njerëzve.
“Këto familje kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për 20 vite dhe riintegrimi i tyre në vendin mëmë nuk do të jetë edhe aq i lehtë, nëse vendosin të rikthehen këtu”, tha ai.
Por, administrata “Trump” është e palëkundur dhe pak kohë më parë ka njoftuar edhe planet për të anuluar statuset e mbrojtjes së përkohshme për emigrantët nga Haiti dhe El Salvadori, të cilëve sikurse atyre nga Hondurasi, statusi iu është dhënë për shkaqe fatkeqësish natyrore në vendet e tyre.
Kritikët besojnë se qeveria amerikane po injoron rreziqet e vazhdueshme në vendet e tyre të lindjes me vendimin për t’iu anuluar statusin “TPS”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...