Guardiola: Ky futbollist do të largohet nga Man City

09:36 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Yaya Toure do të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

Yaya Toure do të largohet nga Manchester City, ka njoftuar menaxheri Pep Guardiola.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Nuk do të mbetet, Yaya do të largohet pas përfundimit të sezonit”, deklaroi Guardiola në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Do t’i bëjmë një nderim që e meriton, lamtumirën më të mirë të mundshme për një futbollist”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme