Moti në Shqipëri gjatë fundjavës

08:15 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

E shtuna gjatë paradites do të jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira afatshkurtër ndërsa pasditja me shira në gjithë vendin, përjashtuar zonat Jugperëndimore.

Sipas Meteoalb, edhe e diela mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta, si edhe shira të dobët gjatë paraditeve, por sërish orët e pasdites sjellin fuqizim të vranësirave dhe shira në gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë luhatje të lehtë gjatë të tre ditëve duke variuar nga 9 – 10°C minimumi gjatë mëngjeseve në zonat Lindore deri në 28°C, maksimumi gjatë mesditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme