Google ADS

Përkrahja ndaj Kosovës, Vuçiq sulmon Britaninë, Amerikën dhe Francën

07:37 | 5 Maj 2018
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendet perëndimore po përpiqen të ndryshojnë formatin e bisedimeve mbi Kosovën përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një kohë të gjatë.

Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se Britania po kërkon që seancat në OKB për Kosovën të shfuqizohen ose të jenë të mbyllura për publikun.

“Këtë po përpiqen ta bëjnë Britania e Madhe, Amerika, Franca dhe të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën për një kohë të gjatë. Ata thonë se nuk ka probleme në Kosovë, se nuk ka nevojë për raporte për gjashtë muaj, por se do të shkojmë në seancë plenare.

Ata kanë punuar për një kohë të gjatë dhe nga këndvështrimi i tyre tashmë kanë përfunduar punën për Kosovën”, deklaroi presidenti serb, transmeton lajmi.net.

Tutje Vuçiqi e pranoi se muajt në vazhdim do të jenë të vështirë në lidhje me zgjidhjen për Kosovën.

Presidenti serb tha se pritet të ketë edhe presionet nga shtetet përkrahëse të Kosovës./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme