U zunë në pritë, katër ushtarë amerikanë humbin jetën

23:40 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Katër ushtarë amerikanë që janë vrarë nga një pritë të organizuar nga ISIS në Niger, thuhet se janë braktisur dhe lënë vetëm nga komandantët amerikanë.

Familjarët e viktimave janë njoftuar për së afërmi nga zyrtarët në lidhje me hetimin e Pentagonit, raporton ABC News, transmeton arbresh.info.

‘Ata janë lënë të vetëm. Ata u braktisën’, tha njëri prej prindërve të ushtarëve.

Katër anëtarët e forcave speciale janë vrarë duke luftuar në Niger të zënë në pritë nga terroristë të ISIS-it gjatë një misioni për të kapur komandantin e xhihadistëve në tetor të vitit që lamë pas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme