Puma iu dhuron gjashtë yjeve të ri atlete ekskluzive për Kampionatin Botëror

23:36 | 4 Maj 2018
Arbresh Info

Gjiganti i veshjeve sportive, Puma ka njoftuar se gjashtë lojtarëve i janë dhënë atlete ekskluzive për t’i mbathur në Kampionatin Botëror të kësaj vere.

Atletet janë një përditësim i linjës “FUTURE 18.1” që ata i publikuan në fillim të këtij viti duke i quajtur “FUTURE 18.1 NETFIT”, transmeton portali arbresh.info.Në një komunikatë për shtyp, të postuar në faqen zyrtare të kompanisë gjermane, Puma theksoi që dizajni është i “inspiruar nga udhëtimi që një lojtar merr nga fushat lokale në rrugë të lagjes së tyre deri te fushat me bari të legjendave”.

Për të festuar këtë, ata i kanë dërguar nga një palë atlete gjashtë yjeve që të gjithë përfaqësojnë nga një kombëtare që është kualifikuar, megjithëse mbetet të shihet nëse lojtarët e përzgjedhur nga Puma janë ftuar gjithashtu edhe nga trajnerët e tyre.Allan Saint-Maximin (Nice – klubi ku luan/Francë – kombëtarja që përfaqëson), Mahmoud Dahoud (Borussia Dortmund/Gjermani), Giovani Lo Celso (PSG/Argjentinë), Joel Latibeaudiere (Manchester City/Angli, Simone Edera (Torino/Itali) dhe Koya Kitagawa (Shimizu S-Pulse/Japoni) janë lojtarët e përzgjedhur nga Puma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme