Polici i Kosovës, Malsor Dashi sot është varrosur nga qindra njerëz të cilët i dhanë atij lamtumirën e fundit në varrezat e fshatit Stagovë të Kaçanikut
Malsor Dashi bashkë me Armend Trenën i cili ende nuk është gjetur, të shtunën e kaluar pësuan aksident duke rënë në lumin Lepenc.
Përveç miqëve e kolegëve të cilët ndanë shumë kujtime me dhimbje për Malsorin, edhe e fejuara e tij sot ka shkruar fjalë prekëse për policin e ndjerë, shkruan Indeksonline.
E fejuara e tij e ka quajtur engjull të parajsës Malsorin. Ajo thotë se është e vështirë të shkruan për të, pasi kishin shumë ëndrra se bashku me të e që nuk i përfunduan.
“Në zemren time do të jesh gjithmonë i gjallë dhe duke me mbrojtur nga lartë”, ka shkruar ajo.
Me poshtë lexoni shkrimin prekës të saj:
“Dashuria ime e pavdekshme”
Ahh sa e veshtire qenka te shkruash per ty, ike shume heret ne momentet me te mira te jetes
Jam shume krenare me ty, qe pata fatin te jem pjese e jetes tende, ato pak vite qe i kaluam bashke ishin vitet me te lumtura te jetes tone edhe pse shume enderra te ndertuara se bashku i lame ne gjysme, une prape jam shume shume e lumtur qe njoha njeriun me te mrekullueshem qe egziston!
Qenka shume e vertete qe njerezit me te mire Zoti i merr afer vetes e ne te tjeret te sprovohemi nga kjo jete!
Ti tashme je nje engjull i parajses ashtu siç ishe edhe me te vertete
Ne zemren time do jesh gjithmone i gjalle dhe duke me mbrojtur nga larte!
Perhere i pavdekur i dashuri im.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...