Duket që koha e gjigantit Apple në krye të tregut kinez me telefona të mençur ishte afatshkurtër. Hulumtuesit në ‘Canalys’ kanë vlerësuar që brendi vendor Xiaomi është bërë përsëri lider në shpërndarjen e tregut të telefonave të mençur duke kapur kështu 15.9% të shitjeve në tremujorin e dytë të këtij viti, shkruan arbresh.info. Në fakt, Apple është në vendin e tretë pasi së fundmi Huawei ka marrë 15.7% të tregut në Kinë.
Ende nuk është e sigurt se çfarë ka bërë Xiaomin të jetë lider në këtë treg, por mendohet se telefonat me ekrane të mëdhenj si Mi Note duket që i kanë ndihmuar shumë kompanisë të jetë lider, ndonëse një pozitë e tillë nuk do zgjas për një kohë të gjatë./arbresh.info
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...