Google ADS

Iniesta rikthehet në stërvitje dy ditë para El Clasicos

21:44 | 4 Maj 2018
Arbresh Info

Barcelona është duke vazhduar përgatitjet për El Clasicon e këtij vikendi kundër Real Madridit.

Por, mesfushori Andres Iniesta i është bashkuar grupit këtë të premte duke kryer seancën e plotë stërvitore, transmeton portali arbresh.info.Kapiteni i Blaugranëve nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar të enjten. Mjeshtri i mesfushës së gjigantit katalunas nuk arriti të jetë i pranishëm për shkak të lëndimit që mori në finalen e Kupës së Mbretit, por tani i është rikthyer stërvitjeve.

Kjo El Clasico do të jetë e veçantë për mesfushorin kreativ për shkak se do të jetë hera e fundit që do të përballet kundër Real Madridit si një lojtar i Barcelonës.

Ai ka njoftuar për largimin nga kampioni në La Liga me përfundimin e këtij sezoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme