Google ADS

U dogjën mbeturinat, tymi mbuloi fshatin Druar

21:28 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Tymi i zi e ka mbuluar fshatin Druar të Vushtrrisë. Shkak është ndezja e një deponie mbeturinash ku pjesa më e madhe e tyre janë goma.
E me të marrë vesh se diçka po digjet në fushat e Druarit , Policia dolën në vendin e ngjarjes.

Pak minuta më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Vushtrrisë.

Por as ata e as Policia nuk e dinë se kush shkaktoi zjarrin.

Por nuk është hera e parë që kësaj deponie të mbeturinave i vihet flaka .

Zjarrëfikësit që erdhën për ta shuar zjarrin thonë se shpesh intervenojnë në këtë vend.

Por, ata ankohen edhe për mungesën e pajisjeve për punë , gjë që ua vështirëson kryerjen e detyrës.

Ndërkohë, policia njoftoi edhe Inspektoratin Komunal duke e trajtuar rastin si ndotje të ambientit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme