Arsene Wenger i ka thënë pasardhësit të tij për të menaxhuar Arsenalin “sikur të jeni pronar i tyre”.
Trajneri francez ka thënë gjithashtu se nuk do të ketë ndikim në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm të klubit pas fundit të 22 viteve të tij në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
“Pasardhësi im do të duhet të bëjë këtë klub prioritet të jetës së tij dhe të përkushtohet plotësisht dhe tërësisht sikur ai posedon klubin. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër”, ka thënë Wenger.
“Ndihem keq sepse e dua këtë klub. Ju nuk mund t’i dhuroni 20 vite të jetës suaj dhe të largoheni më pas me lehtësi”
“Të gjitha historitë dashurie kanë një fund dhe ato jo gjithmonë përfundojnë mirë”
“Shumicën e kohës ato nuk përfundojnë mirë. Jam shumë i zhgënjyer. Dita e ardhshme është gjithmonë më e keqe se mbrëmja”
Siç raporton ‘SunSport’, Arsenali ka përgatitur një listë prej 14 personave që shihen si zëvendësues të Arsene Wenger./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”