Federata e Karatesë e Serbisë ka njoftuar se në Kampionatin Evropian të Karatesë, që pritet të mbahet këtë muaj në Novi Sad, Kosova do të marrë pjesë pa simbole shtetërore.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Serbisë, Kajica Kaliçanin, ka thënë se për një gjë të tillë, Federatën serbe e ka njoftuar Federata Evropiane e Karatesë.
Por, nga Federata e Karatesë së Kosovës thonë se nuk kanë asnjë njoftim për vendim të tillë.
Ismet Krasniqi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, thotë se në rast se një vendim i tillë është i saktë, është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të rregullave. Sipas tij, sportistët e Kosovës do të udhëtojnë për në Novi Sad, por nuk do të garojnë në qoftë se Kosova nuk trajtohet e barabartë sikurse të gjitha shtetet tjera.
Sipas Kaliçaninit, Federata Evropiane e Karatesë i ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë pa simbole shtetërore dhe në rast se sportistët e Kosovës fitojnë ndonjë medalje, kjo do të ndodhë nën flamurin e Federatës Evropiane.
“Në rast se ata vijnë, ndonëse kjo ende nuk është e sigurt, theksimi i flamurit dhe i simboleve nuk do të jetë i mundur. Për këtë, me siguri se janë të informuar nga Federata Evropiane”, ka thënë Kalinçanin.
Ndërkaq, Krasniqi ka thënë se Federata e Karatesë së Kosovës nuk ka marrë ndonjë njoftim, por sipas tij, kjo do të ishte e papranueshme.
“Ne nuk kemi marrë asnjë informatë për këtë nga Federata Evropiane e as nga Federata Botërore. Diçka e tillë është e papranueshme për ne dhe ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Diçka e tillë është shkelje e rregullave. Ne patëm propozuar që, nëse duan, të largohen të gjithë flamujt, por që një shtet mund t’i shfaqë simbolet dhe tjetri jo, kjo është shkelje e rregullave. Ne do të shkojmë në Novi Sad gjithsesi, por nuk do të garojmë në qoftë se nuk trajtohemi njëjtë sikurse të gjithë”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...