Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Administratës, Muhedin Nushi dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selami Shkodra kanë përuruar e-Kioskun e ri në objektin e Agjensionit të Regjistrit Civil.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kjo e-kiosk do të ndihmojë qytetarët e Prishtinës të pajisen më shpejt me dokumente të regjistrit civil dhe se në komunë më nuk do të krijojë tollovi qe të nxirren keto dokumente.
“Sot po e vendosim një aparat të tillë në këtë qendër të regjistrimit me të vetmin qëllim që ta bëjmë më të përshtatshme dhe me të lehtë për qytetarët të cilët aplikojnë për dokumente të ndryshme”, tha Ahmeti.
“Tash në qoftë se ka kërkesë dhe dikush që nuk e ka nxjerrë certifikatën e lindjes dhe është duke aplikuar për letërnjoftim apo pasaportë, në vend që të vijë në komunë dhe të na shkaktojë tollovi dhe trafik dhe munden me shkaktu edhe humbje kohe për vete, mund të vijnë këtu dhe në qoftë se një herë e kanë marrë certifikatën këto 3 vitet e fundit mund të vijë këtu atëherë mund ta nxjerrin certifikatën e lindjes dhe diku 7 dokumenta të regjistrit civil në këtë aparat me letërnjoftimin biometrik apo të thjeshtin tashmë”, shtoi Ahmeti.
Selami Shkodra, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i përgëzoi këto institucione që po mundohen të jenë sa më afër qytetarëve dhe t’u ofrojnë shërbime sa më të lehta, raporton Ekonomia Online.
“Ky është një ofrim i shërbimeve të qytetarëve sa më afër qytetarëve duke përfshirë të gjitha shërbimet në një lokacion, natyrisht se ky aparat tashmë është i njohur për institucionet e vendit dhe komuna e Prishtinës ka filluar e para me apliku një sistem të tillë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e ka ofruar lokacionin që qytetarët të kryejnë të gjitha shërbimet në një vend”, tha Shkodra.
“Risi e kësaj është shërbimi i tatimit në pronë dhe informatat e trustit, në vazhdën e bashkëpunimit me institucionet vendore me ato qendrore dhe besoj që shumë shpejt do të ketë risi të tjera në këto pajisje që quhen e-qeverisje është e arritur dhe i përgëzoj institucionet komunale dhe Agjencinë e Regjistrit Civil”, shtoi Shkodra.
Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, në e-kiosk mund të nxirret edhe certifikata e shtetësisë dhe certifikata e martesës, raporton EO.
https://vimeo.com/268007573
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...