Verën e vitit 2010 Driton Latifi kishte porositur Lutfi Qosën ta vriste ish pjesëtarin e UÇK’së dhe TMK’së Nuredin Lushtakun në fshatin e tij në Prekaz. Por gabimisht, ata kishin vrarë një person krejtësisht tjetër, por me të njëjtin emër.
Nuredin R Lushtaku, 33 vjeçar u bë gabimisht viktimë e këtij plani.
Ai u qëllua me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes, derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij në Prekaz të Ulët të Skenderajt.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj Lushtaku kishte mbërritur pa shenja jete, pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra.
Pas ngjarjes, i dyshuari kryesor për vrasjen, Driton Latifi, kishte ikur në arrati ku ka qëndruar plotë 8 vjet.
Ndërkohë ai është arrestuar së fundi në Austri, pasi që autoritetet kosovare në vitin 2016 kishin lëshuar urdhër arrest për të.
Autoritetet austriake dje e kanë ekstraduar Latifin, i cili u mor në aeroportin e Prishtinës nga njësiti për hetimin e vrasjeve.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës i ka lëshuar atij vendimin për mbajtje 48 orësh, deri në caktimin e masës së paraburgimit.
Prokurori i rastit, Njazi Rexha nuk i është përgjigjur interesimit të Emisionit Frontal për këtë rast.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...